Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie duket se karierën e tij ka shumë mundësi që ta vazhdojë tek njëri nga rivalët e mëdhenj të Milanit.
Bëhet fjalë për Juventusin e cila pritet ta marrë një ‘ndihmë’ nga Paris Saint Germain për transferimin e tij.
Kjo pasi parisienët i janë vënë pas Paul Pogbas, objektiv ky i Zonjës së Vjetër e cila duket se nuk ka mundësitë ekonomike për të garuar kundrejt miliardave të Al-Khelaifit.
Kessie është në vitin e fundit të kontratës me Rossonerët dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë që dëshiron rinovimin me këtë skuadër pasi kërkon një pagë më të lartë, gjë që Milan nuk është e gatshme ta ofrojë.