Juventus po përgatit një ‘puç’ të madh në 2022 ku po synon largimin e 5 futbollistëve për të transferuar vetëm një.
Emrat e tepërt në skuadrën e Massimiliano Allegrit kanë bërë skuadrën të vuajë një situatë të vështirë ekonomike shkaku i pagave të larta.
Por një gjë e tillë duket se tashmë do shfrytëzohet pozitivisht nga Agnelli i cili synon shitjen e 5 futbollistëve për të sjellë në Torino yllin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.
Mesfushori serb ka një çmim prej 70 milionë eurosh, shumë kjo që do të sigurohet plotësisht nga shitjet e futbolistëve.
Lista e futbollistëve që do të largohen fillon me Aaron Ramsey i cili pritet të largohet për 15 milionë euro.
Pastaj vijnë Rodrigo Bentacur, Weston McKennie, Alex Sandro dhe Adrien Rabiot.