Milan vazhdon të mbetet protagonisti kryesor në merkaton e Apenineve.
Paolo Maldini është gati për të vënë në tavolinën e bisedimeve hiç më pak se 35 millionë euro dhe atë për një futbollist të Real Madrid.
Elnacional.cat bën të ditur që bëhet fjalë për Marco Asension i cili ka gjetur formën e tij me rikthimin e Carlo Ancelottit por largimi i tij nga Los Blancos nuk përjashtohet si mundësi.
Asensio mund të vendosë për të ndjekur rrugën e Theo Hernandez dhe Brahim Diaz të cilët nga Real Madrid u transferuan tek Rossonerët.
Maldini dhe Massara po shpresojnë shumë për arritjen e një marrëveshje edhe për shkak të marrëdhënieve shumë të mira me presidentin Florentino Perez.