Transferim surprizë, Luis Nani rikthehet në Itali.
Sulmuesi, bashkatdhetari dhe miku i madh i Cristiano Ronaldos, lirohet pas përfundimit të aventurës amerikane në MLS nga Orlando City. Për të, 31 gola në tri vitet e kaluara në Florida.
Nani ka luajtur në Itali në sezonin 2017-2018 me fanellën e Lazios. Vetëm 3 gola në gjithsej 25 paraqitje të tij me bardhekaltrit.
Siç raporton “Sky Sport”, Nani tashmë ka zbarkuar Venezia për të kryer kontrollet mjekësore në fshehtësi të madhe dhe për të nënshkruar kontratën.
Ai u lidh edhe me Bologna dhe Genoa, klube të cilave u ishte propozuar dhe që do të kishin shfaqur interes, pa vazhduar gjithsesi në marrëveshjen përfundimtare.