Paolo Maldini ka gjetur zgjidhjen për mbrojtjen në Spanjë.
Që nga fillimi i afatit kalimtar, Milan është në kërkim të një qendërmbrojtësi pas lëndimit të Simon Kjaer.
Disa emra kanë përfunduar në shënjestrën e Rosonerëve, por sipas raportimeve të fundit Maldini është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e yllit të La Ligas.
Daily Mail, shkruan se Milan do tentoj transferimin e qendërmbrojtësit të Sevillas, Diego Carlos.
Carlos ka luajtur 29 ndeshje me Sevillan këtë sezon dhe ka realizuar dy gola, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2024.
Interesim për Carlos ka shfaqur edhe Newcastle, por braziliani preferon kalimin në San Siro dhe bisedimet do të fillojnë brenda kësaj jave.
Për kartonin e Carlos Milan do të duhet të paguaj më së paku 30 milionë euro, shifër të cilën Rosonerët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Sevillas.