Lajm i keq për Milanin, Ibrahimovic lëndohet përsëri, ja kur rikthehet…

Zlatan Ibrahimovic nuk po arrin të rikuperohet që të shërohet në kohë për takimin ndaj Sassuolos dhe duket se do të qëndrojë jashtë fushe edhe për disa javë.

Veterani pritej të kthehej kundër Neroverdi këtë fundjavë, por Sky Sport Italia raporton se qendërsulmuesi kishte dhimbje në stërvitjet e sotme.

Zlatan thuhet se u ankua për disa probleme në lidhje me dëmtimin e muskulit që e ka mbajtur atë jashtë fushës që nga fitorja 3-1 ndaj Napolit.

Ai është në dyshim të fortë për ndeshjen kundër Sassuolos dhe rikthimi i tij mund të shtyhet për të shmangur rrezikimin e një lëndimi të ri.

Stafi mjekësor në Milano synon të ketë 39-vjeçarin në formë për ndeshjet kundër Benevento dhe Juventus më 3 dhe 6 janar.

Ibrahimovic është aktualisht golashënuesi më i mirë në Serie A, pasi ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar në një.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here