Goditje surprizë, Robin Gosens tranferohet te gjiganti italian.
Mbrojtësi i Atalantës, Robin Gosens është në shënjestrën e gjigantëve europian për një kohë të gjatë.
Sipas raportimeve të fundit nga SportItalia, Gosens mund të largohet nga Atalanta në ditët e fundit të këtij afati kalimtar.
SportItalia, shkruan se Inter synon transferimin e Gosens në ditët e fundit të merkatos.
Me largimin e Sensit, zikaltërit do të bëjnë një goditje në hyrje dhe sipas asaj që raporton Sportitalia mund të jetë ose një sulmues, me Caicedo dhe Salcedo si emra për të ndjekur, ose një anësor i majtë.
Kolarov do të largohet dhe Dimarco tashmë është alternativë për rolin e qendrës së mbrojtjes.
Prandaj emri është ai i gjermanit të Atalantës, që do të merret tani, qoftë edhe i lënduar, për të ndërtuar gjithsesi Interin e së ardhmes.
Me Atalantën po flasin këto orë drejtuesit e klubit kampion italian. Duhet nje oferte e mire edhe per rrogen, mbi 3 mln euro