Merkatoja e Juventusit këtë vit pritet që të karakterizohet me shumë largime të futbollistëve që nuk premtojnë shumë për të ardhmen.
Njëri ndër ta është padyshim Alex Sandro i cili falë moshës së tij duket se do të jetë cak i një largimi të mundshëm nga Torino.
Mirëpo për anësorin e Zonjës së Vjetër e interesuar është njëra prej skuadrave më të mëdha angleze, Chelsea.
Blutë e Londrës po kërkojnë urgjentisht një emër të ri për shkak se Ben Chilwell ka pësuar një dëmtim.
Sandro nga ana tjetër është një emër i përballueshëm ekonomikisht për londinezët pasi me 18 muaj kontratë të mbetur me Biankonerët, ai mund të bëhet pjesë e skuadrës së Thomas Tuchel për 26 milionë euro.