Araujo refuzon rinovimin me Barcelonën, ka marrë një ofertë tunduese nga Serie A!

Ronald Araujo ka një kontratë me skuadrën e Barcelonës që skadon në fund të këtij viti por katalanasit dëshirojnë që ta kenë atë më gjatë në skuadër.

Por një gjë e tillë duket se nuk do të jetë e lehtë pasi 22 vjeçari ka refuzuar ofertën e Blaugranave.

Marca ka bërë të ditur që negociatat mes skuadrës dhe uruguajanit janë ndalur por me tone miqësore dhe pritet të vazhdojnë përsëri.

Por kaq ka mjaftuar që gjigantët europianë të fillojnë lëvizjet e tyre pasi nga Italia Juventusi është hedhur menjëherë në sulm.

Interesimi i Zonjës së Vjetër pritet të jetë shumë pozitiv për Araujon i cili edhe nëse nuk do të largohet nga Camp Nou pritet që të përfitojë një kontratë më të leverdisshme për vete.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here