Pak kush do ta mendonte një transferim të tillë por ja që situata në teren po e tregon të kundërtën.
Mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic padyshim që është njëri prej mesfushorëve më të spikatur në Itali dhe për të deri më tani interesim kishin shfaqur Juventus dhe Inter.
Mirëpo këto dy skuadra pritet që të mposhten kësaj rradhe në merkato nga Milani, një skuadër që deri më tani as që e kishte përmendur emrin e mesfushorit serb.
Rossonerët po kërkojnë që të përforcojnë repartin e mesfushës mirëpo presidenti i Lazios, Claudio Lotito për shërbimet e tij kërkon plot 80 milionë euro mirëpo Milan ka gati planin rezervë.
Maldini është i gatshëm që në bisedime të përfshijë edhe kartonin e Sandro Tonalit për të ulur çmimin e Savic, që do ta bënte kartonin e tij të përballueshëm për financat e klubit.