Ai i ka thënë po largimit: Juventus mbetet pa njërin prej emrave kryesorë të skuadrës!

Problemet brenda skuadrës duket se nuk e kanë ndërmend që të ndalen për Massimiliano Allegrin.

Në një periudhë kur Biankonerët janë duke luftuar që të sigurojnë një vend në Champions League, ka ardhur një lajm i hidhur nga njëri prej emrave kyç të skuadrës.

Sportmediaset ka raportuar që njëri nga problemet më të mëdha të Zonjës së Vjetër padyshim që është Matthijs de Ligt, i cili raportohet që i ka bërë të ditur drejtuesve të skuadrës që do largohet këtë verë.

Ish kapiteni i Ajax tashmë duket se ka marrë vendimin për tu larguar nga Torino gjatë kësaj merkatoje verore.

Deri më tani në garë për holandezin janë skuadra e Barcelonës dhe Chelseas, me Roman Abramovich që nuk e ka ndërmend të kursehet për të arritur deri tek shërbimet e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here