Me urdhër të Maldinit: Milan transferon mesfushorin e Real Madrid për 22 milionë euro!

Milan dhe Real Madrid kanë bashkëpunuar shumë njëra me tjetër gjatë viteve të fundit.

Në mes skuadrave kanë ndodhur disa transferime nga të dyja drejtimet.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, Paolo Maldini dhe Milan kanë vendosur që të blejnë përfundimisht kartonin e Brahim Diaz.

Në këtë mënyrë Rossonerët do ti paguajnë rreth 22 milionë euro madrilenëve për kontratën e re.

Ndërkohë nëse klubi mbretëror dëshiron të prishë këtë kontratë atëherë duhet ti paguajnë kuqezinjëve një shifër prej 27 milionë eurosh.

Nga këto 22 milionë euro, 15% do të marrë edhe skuadra e Manchester City por pikëpyetja e madhe mbetet nëse dëshira e futbollistit është që të qëndrojë akoma në San Siro apo jo.

Por duket se ai nuk ka asgjë kundër një marrëveshjeje të tillë dhe nga ana tjetër edhe Milan është e kënaqur me ndeshjet e tij gjatë huazimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here