Plani i ‘El Cholos’ për të gjetur zëvëndësuesin e Luis Suarez ka habitur të gjithë jo vetëm tek Atletico Madrid.
Luis Suarez i cili ka kontratë deri në fund të këtij sezoni pritet që të largohet nga Wanda Metropolitano por ky nuk pritet të jetë largimi i vetëm i madh nga kjo skuadër.
Joao Felix mund të largohet gjithashtu nga skuadra në fund të sezonit edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2026.
Bëhet fjalë pikërisht për djalin e teknikut argjentinas, Giovanni Simeone i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Hellas Verona.
Në 22 ndeshje ai ka shënuar plot 12 gola dhe 2 asistime, shifra këto që flasin mjaft për potencialin e tij.
Simeone akoma është nën pronësinë e skuadrës së Cagliarit, mirëpo një thirrja nga babai i tij duket e vështirë për tu refuzuar nga futbollisti.