Konfirmime të reja vijnë nga Interi, të cilët po përgatiten që të mbesin pa njërin prej emrave kryesorë të skuadrës.
Përkundër talentit dhe rëndësisë së tij në skuadër, Lautaro Martinez pritet që të jetë i sakrifikuari i rradhës për Neroazzurët dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë në Spanjë.
Gjatë orëve të fundit nga Spanja kanë ardhur lajmet që Diego Simeone është duket punuar për transferimin e argjentinasit gjatë muajve të verës.
Edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2026, Los Colchoneros janë duke bërë gati një ofertë prej 80 milionë eurosh, që pritet të jetë e mjaftueshme për të bindur Beppe Marottan.
Madrilenët këtë shumë parash do ta kompenzojnë me paratë që do të fitohen nga shitjet e Kondogbia, Hermoso dhe Saul.