Inter dhe Milan historikisht njihen për rivalitetin e tyre të madh në dekada, rivalitet ky që tashmë pritet të zhvendoset edhe në merkato.
Beteja kryesore e Neroazzurëve dhe Rossonerëve duket se do të jetë ylli i Sassuolos, Gianluca Scamacca, ku calciomercato.it bën të ditur që Inter ka punuar shumë muajve të fundit për transferimin e tij.
Mirëpo tashmë për shërbimet e tij është interesuar edhe Stefano Pioli, i cili po kërkon një sulmues të denjë pasi Ibrahimovic mund të largohet në fund të këtij sezoni.
Emri i dytë është i Franck Kessie, mesfushorit të Milan që Rossonerët po kërkojnë ta mbajnë në skuadër ndërkohë që Neroazzurët po kërkojnë transferimin e tij surprizë, njëjtë siç vepruan me Hakan Calhanoglun.
Emri i tretë dhe i fundit është i mbrojtësit të Empolit, Mattia Viti për të cilin Neroazzurët janë në garë tash e sa muaj por tashmë nuk do të jenë të vetëm pasi edhe Rossonerët po kërkojnë shërbimet e tij.