‘Bye Bye’ Inter e Milan: Objektivi i dy gjigantëve italianë drejt Premier League!

Inter dhe Milan janë vënë në ndjekje të disa sulmuesve të talentuar duke përfshirë edhe njërin nga Ligue 1, por duket se fati i tij do të jetë në Premier League.

Shumë emra të rinj janë duke u vëzhguar nga gjigantët italianë mirëpo deri tek transferimi i tyre duket se është një rrugë e gjatë dhe e mundimshme.

Njëri ndër ta është edhe Jonathan David, sulmuesi i Lille i cili vlerësohet rreth 50 milionë euro.

Kanadezi këtë sezon ka shënuar 15 gola në Ligue 1 duke ngjallur një interesim të madh për të jo vetëm nga Serie A por edhe nga skuadra e Arsenalit e cila është e gatshme për të mbushur arkat e skuadrës franceze.

Sky Sport ka bërë të ditur që Topçinjtë janë skuadra favorite tashmë për të siguruar shërbiemt e tij, fakt ky që ka zbehur optimizmin e Milanit dhe Interit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here