Mohamed bin Salman ka rikthyer përsëri vëmendjen e tij në Serie A dhe tashmë ka shënjestruar njërin prej talenteve më premtues të kombëtares italiane.
Gazetari i mirënjohur Nicolo Schira ka bërë të ditur që skuadra e Newcastle United tashmë është në garë për të siguruar shërbimet e yllit të Sassuolos, Giacomo Raspadori.
‘The Magpies’ gjatë muajit janar bënë një ofertë prej 25 milionë eurosh për 22 vjeçarin, ofertë e cila u refuzua nga skuadra italiane duke shtyrë gjithçka për merkaton e verës.
Por në këtë garë nuk do të jenë të vetëm pasi për Raspadorin interesim ka shfaqur gjithashtu edhe Juventus, e cila dëshiron ta shohë atë në Allianz Stadium prej sezonit të ardhshëm.