Inter po e paguan shtrenjtë gabimin e janarit!

Inter çdo ditë e më shumë po bëhet e varur nga një futbollist.

La Gazzetta dello Sport bën të ditur që ai është Marcelo Brozovic dhe se Inter po e paguan shtrenjtë vendimin e muajit janar që lejoi huazimin e Stefano Sensit tek skuadra e Sampdorias.

Italiani u transferua në Marassi gjatë janarit duket mos i lënë Neroazzurëve një mundësi për të zëvëndësuar mesfushorin kroat.

Brozovic ka munguar në tre ndeshje këtë sezon dhe gjatë këtyre zikaltërit triumfuan vetëm një herë, duke treguar më së miri rëndësinë që ka ky futbollist për skuadrën.

Huazimi i Sensit nuk u mendua mirë nga Beppe Marotta, një vendim i ngutshëm që pritet ti kushtojë shumë shtrenjtë kampionëve aktual të Serie A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here