Lamtumirë Milan: Franck Kessie arrin marrëveshjen me skuadrën e re!

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie raportohet tashmë se ka arritur marrëveshjen me skuadrën e tij të re.

Edhe pse Inter u përpoq shumë që ta transferonte atë njejtë siç bëri me Hakan Calhanoglun, kësaj rradhe Beppe Marotta nuk ja doli të kishte sukses.

Mesfushorit në fund të këtij sezoni i skadon kontrata me Milanin dhe me parametra 0 pritet që të largohet në drejtim të Barcelonës, me të cilën tashmë ka arritur një marrëveshje personale.

Akoma nuk dihet sa do të paguhet 25 vjeçari mirëpo vetë fakti që ka arritur një marrëveshje me ta lë të nënkuptohet që do të marrë një pagë të majme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here