Erling Haaland vështirë se do të transferohet tek Barcelona këtë verë për shkak të vështirësive financiare dhe për këtë arsye e ka kthyer të gjithë fokusin kah Mohamed Salah.
Jurgen Klopp ka deklaruar që klubi ka bërë gjithçka që ka mundur për të rinovuar me të por një gjë e tillë ka dështuar të ndodhë.
Kontrata e tij skadon në vitin 2023 dhe katalanasit janë hedhur në sulm për të arritur një marrëveshje para hapjes së merkatos verore, për të eleminuar mundësitë e ndonjë surprize.
The Reds tashmë kanë larguar vëmendjen nga ai dhe kanë gati emrin që do të zërë vendin e egjiptianit.
Fjala është për Paulo Dybala, i cili pritet të largohet nga Juventusi në përfundim të këtij sezoni.
Zonjës së Vjetër i intereson gjithashtu që argjentinasi mos të mbetet në Serie A pas largimit nga ta për shkak se Inter është e interesuar për kartonin e tij.