Skandal i madh në Itali rreth penalltisë së Interit, gjyqtari gënjeu me qëllim, priten suspendime

Tema kryesore në Itali ditët e fundit është penalltia e cila nuk u akordua në ndeshjen mes Torinos dhe Interit.

Gjatë një dueli në zonën e rreptësisë Ranochia e fauloi Belottin, por gjyqtari Marco Guida nuk akordoi penallti.

Ajo që e bën edhe më të dyshimt vendimin e gjyqtarit është komunikimi në mes Guida-s dhe gjyqtarëve në dhomën e VAR-it.

Mediat italiane kanë publikuar bisedën mes Guida-s dhe dhomës së VAR-it dhe kjo ka shkaktuar reagime të shumta.

Gjyqtari në dhomën e VAR-it, Masa i thotë Guida-s se nuk ka nevojë ta shohë përsëritjen, pasiqë Ranochia e preku topin pastaj Belottin.

Ky komunikim ka lindur dyshime të shumta, pasiqë në video shihet se Ranochia e fauloi Belottin dhe se nuk e preku topin.

Federata e gjyqtarëve ka bërë të ditur se të dy gjyqtarët do të pezullohen për një kohë të caktuar, ndërsa dënimi më i madh do të jetë për gjyqtarin në dhomën e VAR-it, Davide Masa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here