Houssem Aouar te gjiganti italian, por nuk bëhet fjalë për Juventusin.
Mesfushori francez, Houssem Aouar sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Lyoni në fund të sezonit.
Aouar ka kontratë të vlefshme me Lyonin deri në vitin 2023, por nuk planifikon ta rinovojë atë.
23-vjeçari ishte i lidhur me një transferim te Juventusi verën e kaluar, por në fund palët nuk arritën marrëveshje.
Calcio Mercato, shkruan se tani Aouar ka përfunduar në shënjestrën e një tjetri gjiganti italian.
Inter synon të përfitojë nga situata e Aouar te Lyoni dhe Neroaxurët janë të gatshëm të ofrojnë 15-20 milionë euro për transferimin e tij në Meazza.
Lyoni sipas të gjitha gjasave do ta pranojë ofertën e Interit, pasiqë do të jetë mundësia e fundit për të arkëtuar para nga largimi i tij.
Aouar ka luajtur 32 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 5 gola dhe ka bërë 3 asistime.