Të përçarë në Paris: Neymar në shitje, gjiganti italian në Pole Position për të!

PSG ka probleme të mëdha gjatë këtyre ditëve. Pasi që u skualifikuan në Champions League nga skuadra e Real Madrid, fansat tashmë janë ngritur kundër Neymar dhe Messit.

Argjentinasi dhe braziliani u fishkëllyen gjatë ndeshjes kundër Bordeaux dhe një gjë e tillë nuk ndaloi edhe kur Neymar shënoi një gol.

Kjo gjë duket se nënkupton vetëm një gjë, që koha e Neymar në Paris po vjen kah fundi.

Mediat raportojnë se pronarët e skuadrës kanë vendosur të hapin një faqe të re për skuadrën ku Neymar nuk bën pjesë më aty.

Tashmë ata i kanë ofruar shërbimet e 30 vjeçarit skuadrave të mëdha europiane, ku njëra prej skuadrave më të interesuara duket se është Juventusi.

Biankonerët janë duke bërë gati një ofertë ku përfshihet Paulo Dybala dhe një futbollist tjetër plus një shumë të konsiderueshme parash, për të bindur parisienët që të lejojnë largimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here