Juventu po përparon në merkaton e transferimeve në kërkim të emrave të rinj për të përforcuar skuadrën e Massimiliano Allegrit.
Një goditje e re po bëhet gati nga Real Madrid, për një futbollist të madrilenëve që aktualisht është i huazuar në Serie A.
Elemenimi i mbrëmshëm në Champions League nga Villareal ka lënë një shije të hidhur sidomos tek Andrea Agnelli i cili tashmë po kërkon ndryshime të menjëhershme në skuadër.
Fjala është për Alvaro Odriozolan i cili aktualisht është i huazuar tek skuadra e Fiorentinës por që në fund të këtij sezoni mund të bëhet pjesë e Zonjës së Vjetër.
El Nacional bën të ditur që huazimi i tij mbaron në fund të këtij sezoni dhe skuadra nga Firence nuk ka mundësitë financiare për transferimin e tij, duke i hapur kështu rrugë Juventusit.
Real Madrid për kartonin e tij po kërkon rreth 30 milionë euro.