Sulmuesi i Sassuolos, Gianluca Scamacca tashmë ka thyer heshtjen duke folur hapur për të ardhmen e tij.
Ai deklaroi se është i vetëdijshëm për interesimin e Interit mirëpo Neroazzurët nuk kanë asgjë të sigurt pasi sulmuesi nuk ka përjashtuar mundësinë e largimit të tij edhe jashtë Italisë.
Për Corriere dello Sport Scamacca deklaroi se momentalisht nuk është duke menduar as për Inter e as për Juventusin pasiqë nuk ka vendosur kufinj në zemrën e tij.
Një transferim tek Juventus duket i vështirë të ndodhë për shkak të transferimit të Dusan Vlahovic gjatë afati të janarit.
Inter duhet të tregohet e shpejtë nëse dëshiron të sigurojë shërbimet e yllit të Sassuolos pasi interesimi për të po vjen duke u rritur edhe nga jashtë Italisë.