Milan ka dalë për ‘Gjah’ me skuadrën e Stefano Piolit e cila duket e destinuar për ti prishur planet e rivalit të madh, Interit.
Rossonerët janë duke punuar në disa fronte të ndryshme mirëpo reparti i sulmit është pjesa ku kjo skuadër ka nevojë më shumë për ndërhyrje.
Një sulmues qendror dhe një në krahun e djathtë mbeten prioritetet e kuqezinjëve të cilët tashmë kanë gati emrat që janë gjithashtu objektivë të Interit.
Bëhet fjalë për Domenico Berardin dhe Gianluca Scamacca, të dy këta emra shumë të dëshiruar nga Beppe Marotta.
Rossonerët po synojnë që dy yjet e Sassuolos ti transferojnë për një shumë prej 45 milionë eurosh, që do të ishte padyshim marrëveshja më e qëlluar për Maldnin për këtë verë.