Napoli po bëhet gati për ti dhënë lamtumirën Lorenzo Insignes, ku emri që do ta zëvëndësojë atë është bërë gati.
Edhe tetë ndeshje i kanë mbetur për të mbyllur një aventurë që zgjati plot 10 vite në stadiumin Diego Armando Maradona për yllin e kombëtares italiane.
Dy muaj të tjerë dhe Insigne do ti japë lamtumirën napolitanëve.
Corriere dello Sport ka publikuar një shkrim ku bën të ditur që Napoli ka filluar tashmë bisedimet me Feynoord për transferimin e Luis Sinisterras.
Kolumbiani 22 vjeçar këtë sezon ka qenë perfekt ku ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar 11 herë të tjera.
Gjiganti holandez është shprehur i hapur për shitjen e tij në rast se De Laurentiis do të ofrojë një shifër prej 15 milionë eurosh.
Në garë për shërbimet e tij janë edhe skuadra të tjera të mëdha si Arsenal, Atletico Madrid dhe Bayer Leverkusen, kështu që napolitanët duhet të nxitojnë për blerjen e tij.