Milan vazhdon kërkimin për një mesfushor me tipare sulmuese për sezonin e ardhshëm.
Pritshmëritë për skuadrën e Milanit po rriten çdo ditë e më shumë dhe tashmë përveç Serie A-së po kërkohet që të krijohet një skuadër që do jetë në gjendje të garojë edhe për Champions League.
Brahim Diaz nga ana tjetër nuk ka bindur këtë sezon me paraqitjet e tij dhe Rossonerët nuk planifikojnë blerjen e kartonit të tij nga Real Madrid.
Kuqezinjtë tashmë kanë gati emrin që do të jetë objektiv i kësaj vere, Dani Olmo nga skuadra e Leipzig.
Spanjolli nuk do të jetë një kafshatë e lehtë për Maldinin pasi çmimi i tij arrin diku tek 45 milionë eurot, shumë kjo e lartë për italianët.
Javët e ardhshme priten të jenë vendimtare për të ardhmen e tij, me një Milan që nuk e ka ndërmend që të dorëzohet.