Juventus po planifikon që të bëj një rikthim në Europë dhe Itali por për të arritur një gjë të tillë ka nevojë për emra të rinj në skuadër.
Zonja e Vjetër për të përforcuar skuadrën tashmë ka kthyer sytë kah Premier League e pikërisht tek skuadra e Chelseas, tek e cila ka zgjedhur dy emra për ti sjellur në Torino.
Fjala është për Antonio Rudiger dhe Jorginho, me të parin që kontrata i skadon në muajin qershor.
Për Rudiger, Biankonerët janë duke bërë gati një kontratë 4 vjeçare me një pagë sezonale jo më shumë se 7 milionë euro por që me shpenzimet e tjera do të kap vlerën e 40 milionë eurove.
Ndërkohë që për Jorginhon është e gatshme që Chelseas ti ofrojë 30 milionë euro dhe futbollistit një pagë prej 6.5 milionë eurosh mirëpo që me taksa do të kap shifrën 38 milionëshe për 4 vite.