Pavarësisht garës së ashpër për të, Sebastian Haller në Serie A!

Ai do të jetë padyshim njëri prej futbollistëve më të kërkuar gjatë kësaj vere.

Sebastien Haller është objektivi kryesor i Milanit për repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm.

Rossonerët aktualisht në krye të sulmit kanë dy veteranët Zlatan Ibrahimovic e Olivier Giroud, po që të dy kanë vuajtur shumë nga lëndimet këtë sezon.

Milan po kërkon Hallerin dhe Gazzetta dello Sport ka raportuar se klubi italian është duke përgatitur edhe ofertën për transferimin e tij.

Gjithnjë sipas gazetës italiane, Rossonerët janë gati të ofrojnë te Ajaxi 35 milionë euro plus pesë milionë të tjera bonuse për siguruar shërbimet e sulmuesit shtatlartë.

27-vjeçari është duke kaluar formë të jashtëzakonshme me Ajaxin këtë edicion, ku në 39 ndeshje zyrtare ka shënuar 33 gola e ka asistuar në nëntë të tjerë.

Gjithsesi Milan nuk do ta ketë aspak të lehtë të nënshkruajë me lojtarin, pasi konkurrenca për të është jashtëzakonisht e madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here