Programi Tiki-Taka: Si do të ishte renditja në Serie A pa gabimet e arbitrave!

“Renditja pa gabimet e arbitrave” e paraqitur nga emsioni Tiki-Taka dje në Italia 1 bëri bujë të madhe. Sipas llogaritjeve të bëra nga redaksia e programit sportiv Mediaset, Milani pa gabimet e arbitrave do të ishte i pari në +5 ndaj Napolit, Interi i treti me -10 nga kuqezinjtë dhe Juventusi i pesti, i kaluar nga Roma dhe me një pikë më shumë se Lazio.

Renditja virtuale krijoi nje stuhi të vërtetë në rrjetet sociale me reagime të shumta nga Juventusi: “Kur treguan në se si do të ishte renditja pa gabimet e arbitrave, e fika. E shikoj rrallë këtë program, por tani më asnjëherë. Edhe hienat kishin provuar, por ishin dorëzuar në prova.

Tiki-Taka anti-Juventus. Por ju mund të përmirësoheni përsëri: “Te Juventus, vetëm kundër 3 skuadrave të para në renditje, mungojnë 7 pikë (me relative -3 për Interin, -1 për Milanin dhe -1 për Napolin), nuk është favorizuar asnjëherë nga gabimet e arbitrave! Renditja e TikiTaka-s pa gabime të arbitrave është më e rreme se ajo reale dhe pjesëmarrësit e saj!!”

Nderkohë, kanë reaguar edhe shumë fansa të Milanit ne rrjetet sociale teksa kanë shprehur indinjatën e tyre për një kampionat që e quajnë të ndikuar nga gabimet e arbitrave. Renditja shihet si një pasqyrë e asaj që ka ndodhur këtë sezon. Kuqezinjtë sidomos kërkojnë drejtësi per pikët qe iu morën ndaj Spezia-s, Udinese, por edhe me Napolin ne sfidën e kthimit në San Siro.

Milani ka qene ekipi me i denuar ne kete kampionat dhe ka hasur shpesh arbitra jo ne diten e tyre dhe qe kane gabuar. Kujtojme qe kurre me pare nje arbitër nuk kishte dale per te kerkuar falje.

Ndërkohë, ka nga ata qe thoneë se “arbitri Serra pasi doli ne tv dhe pranoi gabimin nuk e ka parë më Serie A” dhe ne fakt e verteta eshte se ai qe duhet te ishte nje dënim i vogel ne Serie B për të pakten 2-3 ndeshje është kthyer realiteti i tij i ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here