Marco Verrati u largua nga atdheu i tij në moshën 20 vjeçare kur la Pescaran për fanelën e Paris Saint Germain.
Italiani tash e 10 sezone është pjesë e francezëve, ku ka arritur të triumfojë plot 8 herë në Ligue 1 mirëpo ‘pengu’ i tij mbetet që nuk arriti akoma të fitojë një Champions.
Tashmë duket se 29 vjeçari është i lodhur nga ‘monotonia’ e Ligue 1.
Fishkëllimat e fansave në momentin që skuadra fitoi Ligue 1 tregon se në çfarë situate është skuadra kryeqytetase, ku dështimet e njëpasnjëshme në Champions kanë dëshpëruar fansat.
Mediat në Itali kanë filluar të shkruajnë për interesimin e Milanit dhe Juventusit që ta bëjnë për vete yllin e kombëtares italiane.
Problemi kryesor mbetet paga e tij e lartë ku momentalisht paguhet pak më shumë se 9 milionë euro në sezon, pagë kjo e papërballueshme për të dy gjigantët e Serie A.
Kontrata e tij me PSG skadon në vitin 2024 dhe çmimi i tij në merkato sillet aktualisht tek 50 milionë eurot.