Juventus do ta mbyllë kampionatin në vendin e tertë ose të katërt dhe, sigurisht, ky nuk ishte objektivi i bardhezinjve pas kthimit të Massimiliano Allegri-t në drejtim të ekipit.
Për të mos përsëritur më një sezon të tillë dhe për t’u kthyer aty ku i takon në Itali dhe jo vetëm, Zonja e Vjetër do të bëjë disa përforcime në çdo reaprt për sezonin e ardhshëm.
Në portë do të merret Gianluigi Donnarumma, ndërsa për mbrojtjen pëlqehet Milenkovic, futbollist që luan me rivalët e përjetshëm të Fiorentina-s.
Më pas duhet një mbrojtës i majtë dhe bardhezinjtë duket se kanë vënë në shënjestër Marcos Alonso (Chelsea) dhe Renan Lodi (Atletico Madrid).
Për sa i takon sulmit, Raspadori pritet të marrë vendin që do të lihet bosh nga Paulo Dybala. Një tjetër emër interesant është ai i Zaniolo-s, më shumë sulmues krahu se fantazist, por këtu shumë do të varet nga kërkesat e Roma-s për kartonin e tij.
Prej kohësh ka përfunduar në radarët e Juventus-it edhe Angel di Maria, kontrata e të cilit me Paris Saint-Germain skadon në fund të sezonit.
Paul Pogba mbetet ëndrra pothuajse e pamundur, ndërsa Jorginho duket si shihet si zgjidhja për rolin e regjisorit, edhe pse Milinkovic-Savic i pëlqen Allegri-t për skemën e ardhshme 4-2-3-1.