RedBird transferon yllin 80 milionësh në San Siro!
AC Milan është pranë për të ndërruar pronarë dhe nuk do të jetë Investcorp pronarja e re e Rossonerëve, sipas mediave në Itali.
Il Sore 24, shkruan se RedBird Capital është pranë blerjes së Milanit, pasiqë Elliott janë të gatshëm ta pranojnë ofertën prej 1.3 miliardë eurove.
RedBird Capital pritet të bëjë investime të mëdha te Milani dhe mediat italiane kanë zbuluar objektivin kryesorë për merkaton e verës.
Sipas mediave italiane, RedBird synon transferimin e Darwin Nunez në San Siro dhe fondi amerikan është i gatshëm të ofrojë 80 milionë euro për uruguaianin.
Nunez është njëri nga lojtarët më të kërkuar falë paraqitjeve mbreslënëse këtë sezon, ku ka realizuar 34 gola në 41 ndeshje të luajtura.
RedBird është e gatshme ti ofrojë pagë më të lartë Nunezit se skuadrat e tjera dhe në rast se blerja e Milanit finalizohet javët në vijim, Maldini do të hidhet menjëherë për transferimin e 22-vjeçarit në San Siro.