Dikush duhet ta mbrojë titullin: Milan gati të zyrtarizojë transferimin e parë të verës!

Futbollistët e Milanit fituan titullin në Serie A pas plot 11 vitesh mungesë.

Në ndeshjen e fundit Milan triumfoi si mysafir 0:3 kundër Sassuolos duke mposhtur rivalët e Interit që gjithashtu fituan 3:0 kundrejt Sampdorias.

Puna e vërtetë duket se do të fillojë tani pasi titulli është fituar por drejtuesit e skuadrës kanë filluar të mendojnë sesi ta mbrojnë atë.

Milan dëshiron që të përforcojë repartin e sulmit pasi momentalisht ka 2 veteranë, Olivier Giroud në moshë 35 vjeçare dhe Zlatan Ibrahimovic 40 vjeç.

Rossonerët janë gati që të zyrtarizojnë transferimin e parë për këtë sezon dhe fjala është për Divock Origi të Liverpoolit.

Mediat italiane bëjnë të ditur se zyrtarizimi me sulmuesin belg është vetëm çështje kohe dhe Origi do të vijë tek Milan si futbollist i lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here