Shkëmbim spektakolar: Lautaro dhe Skriniar tek Chelsea ndërsa dyshja londineze tek Inter!

Neroazzurët priten të preken nga pronarët e rinj të Chelseas dhe një gjë të tillë fatkeqësisht duket se nuk mund ta parandalojnë.

Inter përfunduan një sezon pozitiv përkundër faktit të dy largimeve të mëdha nga skuadra, Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi që u larguan tek Chelsea dhe PSG verën e kaluar.

Tashmë Chelsea duket seriozisht e interesuar për dy goditje të tjera në Milano dhe fjala është për Lautaro Martinez dhe Milan Skriniar.

Por skuadra e Simone Inzaghit po bën gati planin për tu kundërpërgjigjur dhe bëhet fjalë për një shkëmbim të dyfishtë. Në Giuseppe Meazza pritet të rikthehet Romelu Lukaku por që me vete do ta marrë edhe Timo Werner.

Nuk do të jetë një marrëveshje e lehtë për tu arritur por vullneti ekziston nga të dyja palët, gjë që ka krijuar optimizëm në të dy kampet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here