Futbollisti i Fiorentinës, Nikola Milenkovic prej sezonit të ardhshëm do të jetë me skuadër të re.
Siç bëjnë të ditur mediat italiane ai prej sezonit të ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Fiorentinës dhe do bëhet pjesë e një gjiganti të Milanos.
Raportohet tashmë se Milenkovic ka arritur marrëveshje me skuadrën e Interit, ku pritet të zërë vendin e Skriniar i cili pritet të largohet këtë verë nga Giuseppe Meazza.
Neroazzurët ishin shumë të interesuar për transferimin e Bremer mirëpo braziliani rezultoi një objektiv i vështirë dhe tashmë i gjithë fokusi është kthyer ka mbrojtësi i skuadrës Viola.