Një lajm i rëndësishëm ka ardhur për të ardhmen e Dries Mertens, kontrata e të cilit me Napolit do të skadojë së shpejti dhe gjiganti italian është gati për ta bërë atë për vete.
Belgu 35 vjeçar edhe pse në një moshë pak të shtyer përsëri mbetet një emër tejet i rëndësishëm për futbollin italian për shkak të përvojës së madhe që ka.
Corriere dello Sport bën të ditur se përveç Gattusos që e kërkon tek Valencia, në garë për kartonin e tij tashmë ka hyrë edhe Roma e Jose Mourinhos.
Special One po kërkon një futbollist me përvojë dhe belgu është pikërisht ajo që po i nevojitet Giallorossëve. Kryeqytetasit janë gati ti ofrojnë një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon plus bonuset.
Kjo ofertë është më e lartë sesa ajo e De Laurentiis dhe dakordimi mes palëve pritet të ndodhë javëve në vijim.