Zaniolo i paarritshëm, Maldini transferon yllin tjetër të Serie A!

Milan po tenton me çdo kusht transferimin e Nicolo Zaniolos nga skuadra e Romës mirëpo një gjë e tillë duket shumë e vështirë të ndodhë këtë verë.

Kampioni i Serie A ka drejtuar dy oferta tek Roma për Zaniolon por që të dyja morën refuzimin e Giallorossëve të cilët nuk duan të privohen nga talenti i tyre.

Corriere dello Sport tashmë raporton që Rossonerët kanë ndërruar objektivin e tyre dhe vëmendja është zhvendosur tek Giacomo Raspadori. 22 vjeçari ka dalë nga akademia e Sassuolos dhe që 4 sezone ka shkëlqyer në Serie A.

Reprezentuesi italian sezonin që lamë pas shënoi 10 gola dhe asistoi 6 herë duke bërë kështu që skuadrat e mëdha italiane të vihen pas tij.

Stefano Pioli ka kërkuar transferimin e tij tek Paolo Maldini dhe Milan është e gatshme që për shërbimet e tij të ofrojë deri në 35 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here