Koha është për tu ndarë: Koulibaly dhe Ruiz lënë Napolin por jo Serie A-në!

Mbrojtësi Kalidou Koulibaly dhe mesfushori Fabian Ruiz do të largohen nga Napolit gjatë këtij afati kalimtar, raporton Tuttosport.

Siç bëjnë të ditur mediumet italiane, kjo dyshe është në listën e dëshirave të teknikut të Juventusit, Massimiliano Allegri.

Koulibaly ka një marrëveshje me Napolin derin në vitin 2023 dhe nuk dëshiron më të rinovojë dhe shitja këtë verë duket e paevitueshme.

Napoli po kërkon 40 milionë euro. Në anën tjetër Fabian Ruiz kishte shprehur dëshirën për tu rikthyer në Spanjë mirëpo oferta e Zonjës së Vjetër ka bërë që ai të ndryshojë mendje. Spanjollit gjithashtu i skadon ofertën në verën e ardhshme.

Allegri e vlerëson lart Ruiz dhe kjo duket se ka qenë arsyeja që e bëri atë të ndërrojë mendje për të qëndruar akoma në Apenine.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here