Punë e kryer, ylli i Interit drejt transferimit në Parkun e Princave!
Negociatat për transferimin e Milan Skriniar te Paris Saint-Germain vazhdojnë pa u ndalur. Mes mbrojtësit sllovak dhe klubit parisien ka një marrëveshje për pagën 7 milionë euro në vit për 4-5 sezone.
Nuk ka ende një marrëveshje mes dy klubeve: francezët kanë ofruar 50 milionë euro, milanezët duan 60-65, sipas portalit TuttoMercatoWeb.
Drejtori sportiv Luis Campos është në presion, ai dëshiron ta mbyllë marrëveshjen e tentuar nga paraardhësi i tij Leonardo muajt e fundit dhe këtë herë mendon se janë krijuar kushtet për të thyer murin e zikaltërve.
Nga ana e tij, Skriniar është në pritje të komunikimeve nga Inter-i, që deri më sot nuk ka gjetur asnjë marrëveshje për shitjen e tij.
Por nëse kjo ndodh (dhe kjo do të jetë në një kohë të shkurtër), pasi të ketë marrë parasysh gatishmërinë e klubit të tij për ta shitur, ai do të bëjë vlerësimet e tij.