Revolucion te Chelsea: Jorginho rikthehet në Serie A!

Revolucion në Stamford Bridge, Jorginho do ta vazhdojë karrierën në Itali!

Pas ndryshimit të pronarit, te Chelsea pritet një revolucion i vërtetë këtë verë. Blutë e Londrës do të kenë një buxhet prej 200 milionë eurove për këtë afat kalimtar dhe përveç afrimeve do të ketë edhe largime.

Njëri nga lojtarët që nuk bën pjesë në planet e Tuchel është Jorginho. Mesfushori italian do të largohet nga Chelsea këtë verë dhe sipas raportimeve të fundit karrierën do ta vazhdojë në Serie A.

Mediat italiane, shkruajnë se Juventus synon të përfitojë nga kjo mundësi dhe ta transferojë Jorginhon.

Biankonerët janë të gatshëm të ofrojnë 20-25 milionë euro për kartonin e Jorginhos, shifër të cilën Chelsea pritet ta pranojë, pasiqë vitin e ardhshëm i skadon kontrata.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here