Gjithçka përfundon me sukses: Filip Kostic transferohet tek gjiganti i Serie A!

Filip Kostic më në fund do të largohet nga Eintracht Frankfurt. Saga e transferimit të tij tek skuadra e Juventusit ka zgjatur me muaj dhe tashmë gjithçka duket se ka përfunduar me sukses, raportojnë mediat italiane.

Sportmediaset gjithashtu ka zbuluar edhe detajet e transferimit të sulmuesit serb tek Zonja e Vjetër. Skuadra gjermane pritet që të përfitojë rreth 15 milionë euro nga shitja e tij ndërkohë që Kostic ka arritur një marrëveshje të mirë financiare për veten.

Për 3 sezone ai pritet që të përfitojë rreth 7.5 milionë euro ndërkohë që ka gjithashtu opsionin për të rinovuar edhe për një vit tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here