Matthijs de Ligt ka marrë vendim për tu transferuar tek skuadra e Chelseas dhe Juventus nuk ka tentuar ta ndalojë një lëvizje të tillë.
Holandezi thjesht kërkon largimin nga Zonja e Vjetër dhe tashmë drejtuesit e skuadrës kanë pranuar një gjë të tillë publikisht për mediat. Mirëpo Biankonerët tashmë kanë gati emrin që do zërë vendin e tij.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Paris Saint Germain, Presnel Kimpembe i cili pritet të arrijë në Torino gjatë ditëve ose javëve të ardhshme.
Futbollisti i kombëtares franceze është i nervozuar me drejtuesit e klubit për shkak të blerjes së Milan Skriniar nga Inter dhe për këtë arsye dëshiron largimin nga aty.