Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka kohë që me familjen e saj dëshiron rikthimin në Itali.
Tashmë një rikthim është shumë afër që të ndodhë, pasi siç raporton SportMediaset, argjentinasi ka marrë një ofertë nga skuadra e Monzas.
Silvio Berlusconi deklaroi se i beson ortakut të tij të vjetër Adriano Galliani i cili beson se argjentinasi është emri i duhur për sulmin e skuadrës së tyre.
Icardi pritet që të vijë në huazim dhe një gjë e tillë duket më e mundur të ndodhë edhe për faktin që Monza është vetëm 15 minuta larg Milanos, ku familja e Icardit ka një apartament.