Juventusit po i buzëqesh fati më në fund pasi pritet që nga skuadra ta largojë një emër që nuk është në planet e tyre dhe nga ana tjetër të përfitojë shërbimet e një futbollisti që pëlqehet tej mase nga Allegri.
Merkatoja verore tashmë është hapur zyrtarisht dhe Biankonerët po kërkojnë që lëvizjet e para në merkato të fokusohen në mesfushë.
Arthur tashmë nuk bën pjesë në planet e Massimiliano Allegrit dhe Zonja e Vjetër ka pranë mundësinë për ta lënë atë të lirë të largohet me anë të një shkëmbimi me PSG.
Nga Parisi në Torino pritet që të transferohet Leandro Paredes, një mesfushor që pëlqehet shumë nga tekniku Allegri.
Argjentinasi gjithashtu po kërkon një skuadër tjetër për tu ‘arratisur’ nga Parisi pasi aty nuk është një futbollist i rregullt në formacionin e parë.