Punë e kryer, Milan siguron goditjen e madhe për sezonin e ardhshëm!
Pas afrimit të Divock Origit, Milan është pranë zyrtarizimit të goditjes së rradhës, shkruajnë mediat italiane.
Gazetari i njohur italian Di Marzio, ka lëshuar sot lajmin bombastik, duke shkruar se Milan dhe Club Brugge kanë arritur marrëveshje për transferimin e Charles De Ketelaere.
Kostoja e transferimit do të jetë, duke përjashtuar surprizat e minutës së fundit, 32 milionë euro plus 3 milionë bonuse dhe një përqindje e marzhit të rishitjes në favor të Bruges.
Pioli mezi pret ta ketë në skuadër, ndërsa De Ketelaere do të udhëtojë drejt Milanos ditën e nesërme.