Roma e madhe po kthehet: Pas Wijnaldum, Mourinho transferon edhe një tjetër yll në Olimpico!

Roma drejton merkaton: përveç punës së madhe për të mbyllur përfundimisht operacionin Wijnaldum, verdhekuqte duan të shtojnë një fuqizim edhe në repartin e sulmit.

I zgjedhuri duket se është Andrea Belotti, i cili ishte sulmues torinez deri më 30 qershor. Më poshtë të gjitha zhvillimet e negociatave për ‘Gallo’.

Pak histori për çështjen Belotti: Alfredo Pedullà tregon se si ish-sulmuesi i Torinos i tha ‘jo’ 3 ose 4 ofertave nga klube të tjera që e kanë kërkuar atë, qoftë edhe nga jashtë, për t’iu bashkuar projektit të Josè Mourinhos.

Detaje të mëtejshme mbi shifrat: sipas Alfredo Pedullà numrat do të ishin paksa të ndryshëm në krahasim me ato që qarkulluan në mëngjes. Belotti do t’i kishte thënë po një oferte trevjeçare nga 2.8 milionë euro në sezon. Për të zyrtarizuar kalimin, duhet pritur largimi i Shomurodov.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here