Jordi Alba bën gati valixhet, spanjolli drejt transferimit në Itali.
Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba mund të largohet nga Camp Nou pas 10-të viteve me fanellën e Blaugranëve.
Marcos Alonso është shumë pranë transferimit te Barcelona dhe Laporta po mendon seriozisht shitjen e Albas.
33-vjeçari ishte katastrofal në ndeshjen hapëse në La Liga ndaj Rayo Vallecanos dhe drejtuesit janë të mendimit se aventura e Albas në Camp Nou ka mbaruar.
Calcio Mercato, shkruan se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi dhe se Biankonerët synojnë transferimin e Albas këtë afat kalimtar.
Juventus është në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë dhe e kanë piketuar Alban si përforcimin ideal.
Biankonerët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Barcelonën dhe afrimi Albas do t’i kushtojë 7-8 milionë euro.