Duket se dashuria e skuadrës së Juventusit për futbollistët e Real Madrid nuk di të përfundojë pasi tashmë është rradha e mbrojtësit brazilian Marcelo që të veshë fanelën e Zonjës së Vjetër.
Në fakt ky transferim është kërkuar që të ndodhë qysh prej verës mirëpo e ardhmja e tij atëherë ishte në dyshim por tashmë duket se Real Madrid dhe futbollisti kanë ndarë rrugët e tyre.
Përveç tij nga Santiago Bernabeu për në Torino pritet që të transferohet edhe mesfushori spanjoll Isco i cili nuk po gjen rehati nën urdhërat e Zinedine Zidane dhe Pirlo është mëse i kënaqur që ti mirëpresë dyshen madrilene në skuadrën e tij.